Site icon Telegrafi

FFF-ja diskuton për ndryshimin e sistemit të garave

"Në mbledhje u debatua edhe për sistemin e garave dhe për këtë në ditët në vijim FFK-ja do të zhvillojë një debat të gjerë me klube dhe me persona profesional të kësaj fushe në mënyrë që të ketë një sistem sa më të mirë të garave në futbollin e Kosovës", thuhet në njoftimin e FFK-së.

Superliga e Kosovës në futboll ka disa vite që zhvillohet në tri etapa me gjithsej 33 xhiro. Fillimisht zhvillohen dy etapa, ku të gjitha 12 skuadrat përballen mes vete nga dy herë, një herë si vendas e një herë si mysafir, e më pas zhvillohet faza e tretë që po ashtu i ka 11 xhiro. Ky sistem do të jetë në fuqi të paktën deri në fund të edicionit 2013/2014.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihi, thotë se ende nuk kanë ndonjë ide të qartë se çfarë sistemi do të ketë pas një viti futbolli kosovar. Por ai është i bindur se do të zgjidhet një sistem që do t’i përshtatet të gjithëve.

"Ideja për të ndryshuar sistemin e garave është përmendur edhe më herët, prandaj vendosëm që ta shtrojmë në diskutim më të gjerë këtë çështje. Është vetëm faza e parë, pasi duhet të merret një mendim prej gjithë futbolldashësve e më pas të vendosim për më të mirën. Nuk kemi ende ndonjë ide, por do të shohim në ditët në vijim. Do të dalë në diskutim dhe nëse futbolldashësit janë të mendimit që të ndryshohet sistemi, atëherë pse jo", ka thënë Salihu për Kohën Ditore. /Telegrafi/ 

Exit mobile version