Feyenoordi ka mbërritur në Tiranë për finalen e Conference League, që zhvillohet ditën e mërkurë në ora 21:00 në stadiumin “Air Albania”, ku përballë do të ketë Romën.
Holandezët kanë arritur të parët në Shqipëri, duke bërë edhe një postim.
“Arritëm në Shqipërinë e bukur”, ka shkuar Feyenoord.
🇦🇱 We’ve arrived in the beautiful Albania! #UECLfinal pic.twitter.com/A6Z5t1RX26
— Feyenoord Rotterdam (@Feyenoord) May 24, 2022
Por, holandezët nuk e kanë për herë të parë që mbërrijnë në Shqipëri dhe Tiranë pasi më parë e kanë vizituar kryeqytetin në vitin e largët 1991, ku u ndeshën në kuadër të kompeticionit Kupa e Kupave.
Ajo ndeshje u mbyll në barazimin 0-0 në stadiumin e asaj kohe, “Qemal Stafa”.
Në atë ndeshje, një nga më të mirët për Partizanin ishte portieri Artur Lekbello, i cili ndali në më shumë se një rast holandezët.
Meeting an old friend… 🥰
👐 Artur Lekbello #UECLfinal pic.twitter.com/zj70rt0Cz5
— Feyenoord Rotterdam (@Feyenoord) May 24, 2022
Dhe, sot, ekipi i Feyenoord është ritakuar sërish me portierin legjendar ndërsa në faqen zyrtare të Twitter kanë postuar momente nga ky takim së bashku me mbishkrimin; “Duke takuar një mik të vjetër”.
Nuk ka munguar edhe një fanellë për Lekbellon me nënshkrimet e lojtarëve të Feyenoord. /Telegrafi/