Site icon Telegrafi

Feyenoordi shpallet kampion në Eredivisie pas 18 vjetësh (Foto/Video)

Feyenoordi fitoi ndaj Heracles me rezultat 3-1 dhe kështu u shpall kampion në Eredivisie.

Pasi kjo ishte një lojë e rëndësisë së veçantë, vendasit ishin dukshëm më të mirë nga fillimi dhe ishte një fitore e merituar.

Goli i parë erdhi në minutën e parë nga Dirk Kuyt. Ish-ylli i Liverpoolit shënoi edhe një herë në minutën e 12-të, këtë herë pas asistimit nga Eljero Elia dhe me rezultatin 2-0 përfundoi pjesa e parë.

Kuyt kompletoi het-trikun në minutën e 85-të nga pika e bardhë. Kurse golin e nderit për vendasit e shënoi Peter van Ooijen.

Kjo është herë e parë që Feyenoordi shpallet kampion në kampionatin elitar holandez që nga viti 1999.

Pas kësaj fitore Feyenoordi në vendin e parë ka 82 pikë pas 34 ndeshjeve, kurse Ajaxi në pozitën e dytë me një pikë më pak.

Ndërsa Heracles renditet në vendin e 10 me 43 pikë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version