Gjiganti holandez Feyenoord ka zbarkuar në Kosovë, ku të enjten do të përballet me Dritën në kuadër të Ligës së Konferencës.
Skuadra holandez ka mbajtur stërvitjen në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku janë ndarë të kënaqur me atë që ofron ky impiant.
Ata kanë postuar video nga stadiumi, ndërsa nuk mungoi as “Mirëseardhja” në ekranet e stadiumit.
🏟 Jullie eerste indruk van Stadiumi Fadil Vokrri? #drifey • #UECL pic.twitter.com/EjMJEbrkqN
— Feyenoord Rotterdam (@Feyenoord) July 21, 2021
“Mirë se vini! Ky tekst ishte në ekran kur lojtarët dhe stafi (pas konferencës për shtyp të Arne Slot dhe Jens Toornstra) – hynë në stadiumin në Prishtinë për një stërvitje”, ka shkruar ueb faqja e klubit.
Trajneri Arne Slot e drejtoi stërvitjen në Stadiumi Fadil Vokrri, ku po përgatitet për debutimin e tij zyrtar si kryetrajner i Feyenoordit. /Telegrafi/
𝐂𝐚𝐩𝐚𝐜𝐢𝐭𝐞𝐢𝐭: 13.500 toeschouwers #drifey • #UECL https://t.co/drP1cf7JZF pic.twitter.com/QO1qd8Pc4s
— Feyenoord Rotterdam (@Feyenoord) July 21, 2021