Feyenord ka shënuar fitore ndaj Bayern Munich t me rezultat 3-0 në kuadër të xhiros së shtatë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Holanezët ishin fantastik në pjesën e parë, duke shënuar dy herë ndaj gjermanëve.
Ndeshjen e hapi, Santiago Tomas Gimenez që shënoi në minutën e 21-të për 1-0.
Bayern Munich tentoi të barazojë me Leon Goretzka, Kingsley dhe Harry Kane, por pa sukses.
Pa u mbyllur pjesa e parë, sërish në skenë doli Gimenez që nga pika e bardhë shënoi përballë Manuel Neuer për 2-0.
Në pjesën e dytë, Bayern Munich shtyu shumë përpara, duke tentuar të hap ndeshjen.
Musiala, Kane dhe Sane kishin raste të mira, por nuk arritën të gjenin cakun.
Por shpresat e bavarezëve për një pikë u shuan nga Ayase Ueda që shënoi golin për 3-0 në minutën e 89-të.
Feyenoord ka 13 pikë në vendin e 11-të, ndërsa Bayern Munich ka 12 pikë në vendin e 15-të. /Telegrafi/