Në “Këndin e ekselencës” në emisionin e mëngjesit “Vila 24” në News24, gazetari Blendi Fevziu është pyetur nga studentët se përse prej pesë vitesh ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka shkuar në studion e tij në “Opinion”.
Ai tha se kjo pyetje i duhet bërë Berishës, pasi ai e ka ftuar në emision, por shtoi se nuk ka pranuar të bëjë kompromise.
“Nuk kam patur ndonjë sherr me të. Personat që drejtojnë emisione krijojnë konflikte me politikën. Unë nuk kam pranuar që të kemi kompromise me emisionin. Unë mund të kem miqësi personale, mund të kem bindjen time personale, por kjo nuk më dikton. Nuk është çështja ime. Në shumë vite politikanë të rëndësishëm në Shqipëri nuk kanë pranuar të vijnë. Kjo është një lojë nervash, kush bie i pari”, tha Fevziu.