Site icon Telegrafi

Fevziu prezanton një rast skandaloz në Shqipëri: 68 euro një pjatë peshk

Shqipëria prej kohësh ka qenë në qendër të mediave të huaja për zhvillimet në sektorin e turizmit, e aq më tepër në këto dy vitet e fundit.

Mijëra turistë vizitojnë Shqipërinë duke u mahnitur nga bukuritë natyrore dhe kultura vendase. Megjithatë ky zhvillim i shpejtë e ka kapur Shqipërinë deri diku në befasi.

Pavarësisht shërbimeve që u ofrohen turistëve përsëri ka mangësi dhe problematika.

Përveç plehrave dhe transportit publik, problematikë mbeten edhe çmimet e larta të vendosura pa kriter në vendet turistike në bregdet.

Gazetari Blendi Fevziu mes batutash tregoi historinë e tij personale, e cila i habiti të gjithë të ftuarit në studion e emisionit “Opinion”.

Blendi Fevziu: Vasil para dy javësh hëngra në një restorant aty dhe nuk po i besoja faturës. E di sa më erdhi peshku?

Vasil Bedinaj: Hë?

Blendi Fevziu: Një peshk i zakonshëm, s’është se ishte ndonjë gjë, s’ishte as…

Vasil Bedinaj: 6 mijë lekë ose 7 mijë lekë.

Blendi Fevziu: 62 mijë lekë!

Vasil Bedinaj: Të vjetra apo të reja?

Blendi Fevzi: Të vjetra, të vjetra, se 600 mijë lekë peshk të paguaj unë, një pjatë!

Vasil Bedinaj: Edhe një gotë verë e ke marrë besoj.

Blendi Fevziu: Jo, jo! Vetëm peshku po them, 62 mijë lekë vetëm peshku! Një racion mo një racion! 68 mijë lekë jo 62. Tani në çdo vend të botës hiq këto ekskluzivet, Mikono, Bodru, 68 euro një pjatë peshk… Në Shqipëri!

Oltion Çaçi: Në Shqipëri ky çmim! Nuk bën vaki!

Blendi Fevziu: Po si nuk bën vaki, e pagova unë apo e pagove ti!

Exit mobile version