Telegrafi

Fevziu-Klan Kosovës: Vazhdojeni transmetimin në çdo rrethanë, një shoqëri pa media është diktatoriale

Gazetari Blendi Fevziu i ka bërë thirrje Klan Kosovës që ta vazhdojë transmetimin në çdo rrethanë.

Ky mesazh i Fevziut vjen pas vendimit të Ministrisë së Industrisë për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

“Probleme Kosova i ka shumë të mëdha”, ka thënë Fevziu në lidhje direkte në Rubikn të Klan Kosovës.

“Problemet e mediave janë më të voglat në këtë drejtim, kështu që shpresoj të zgjidhet sa më parë dhe e vetmja çfarë mund t’ju them është: mos reshtni asnjë sekondë, vazhdojeni transmetimin në çdo rrethanë”

“Sot bota është e hapur. Sot ka mjete komunikimi të tjera”.