Fakultetit për Elektroteknikë dhe Teknologji Informatike (FETI) mbrëmë në Teatrin Popullor të Maqedonisë promovoi 310 inxhinerët e rinj, nga të cilët 210 studentë të diplomuar dhe 100 magjistra, përcjell Telegrafi Maqedoni
Në promovim mori pjesë edhe ministrja e shkencës dhe arsimit, Renata Deskoska, dekani i FETI, Dimitar Tashkovski dhe përfaqësues nga dekanati i fakultetit.
Dekani Tashkovski në fjalimin e tij potencoi se Maqedonia çdo herë ka nevojë për kuadrë të tillë.
Ministrja Deskoska tha se institucionet shtetërore do të hapin dyert për studentët e diplomuar dhe theks të veçantë do të vendosin në motivimin e studentëve dhe praktikantëve të FETI që të promovojnë idetë e tyre.
Në promovim, 38-të inxhinerëve të diplomuar me notë mesatare mbi 9 ju ndanë çmime nga ana e FETI./Telegrafi/