Site icon Telegrafi

Fetai: Zoti nuk do të na ndihmojë, nëse gjykata nuk përmbush ligjet (Video)

Prokurorja Fatime Fetai pas shtyrjes së seancës gjyqësore për rastin “shuplakat e porositura në Qendër” tha se Zoti nuk do të ndihmojë nëse gjykata nuk përmbush rregullat ligjore. Ajo kërkoi arrestim të dy të akuzuarve, të cilët sot munguan në seancë pa arsyetim.

“Gjykata shtyhet për shkak të mospërmbushjes së rregullave ligjore. Gjykatësja tha nëse jep Zoti seanca e radhës do të mbahet. Zoti sigurisht nuk do të na ndihmojë, nëse gjykata nuk i përmbush rregullat ligjore. Ne konkretisht kërkojmë arrestim të të akuzuarve, ndërsa nëse gjykata do ta pranojë do të shohim”, tha Fetai, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo shtoi se përderisa seancat vazhdojnë me këtë tempo, që në çdo seancë të mungojnë të akuzuarit ose avokatët, para vitit 2020 nuk do të fillojë gjykimi./Telegrafi/

Exit mobile version