Telegrafi

Fetai për lojërat e fatit: Do të ndryshojmë ligjin, për një vit të mbyllim 70% të kazinove

Zëvendëskryeministri Arben Fetai tha se do ta ndryshojnë ligjin për marrjen e licencave për lojërat e fatit, dhe ky ndryshim do të mundësojë që për një periudhë gjatë mujorë deri në një vit, të mbyllë 70 për qind të kazinove.

“Ministria e Financa dje dha interpretimin autentik dhe vërtetoi se janë bërë shkelej të shumta. Njerëzit që i kanë bërë ato shkelje, që i kanë vënë nënshkrimet, rrezikojnë deri në tre vite dënim më burg. Kjo është masa për shkelej të tilla”.

“Do të marrim nismë për ndryshim të ligjit për lojërat e fatit ku do të shohim edhe çështjen e licencimit. Idenë që e kemi, përmes ndryshimit të ligjit është se, ndryshojmë totalisht mënyrën e licencimit që brenda një periudhë gjatë mujore maksimalisht një vit të mbyllim 70 për qind të vendeve ku luhet bixhoz”, tha Fetai./TV21/