Site icon Telegrafi

Fetai: Nuk jemi të kënaqur me dënimet në rastin “Dhuna në Qendër”

Prokurorja Fatime Fetai, pas vendimit të gjykatës në rastin “Dhuna në Qendër”, tha se pjesërisht janë të kënaqur dhe paralajmëroi ankesa.

“Jam pjesërisht e kënaqur nga vendimi i shpallur sot. Kjo tregon se Prokuroria e ka dëshmuar fajësinë e saj dhe nuk jam e kënaqur nga arsyet e dënimit, dhe për këtë do të ketë ankesë”, tha prokurorja Fatime Fetai.

Lexo po ashtu Një vit e gjysmë burg për Gruevskin në rastin “Dhuna në Qendër”, për Janakieskin dënim me kusht

Në lidhje me kërkesat për ekstradimin e Nikolla Gruevskit, ajo tha se për këtë çështje duhet të përgjigjen organet kompetente.

Ndryshe, Gjykata Penale sot vendosi që Nikolla Gruevski të dënohet me një vjet e gjysmë burg, ndërsa Mile Janakieski me një vit burg, me kusht nëse në katër vitet e ardhshëm nuk kryen vepër tjetër penale./Telegrafi/

 

Exit mobile version