Site icon Telegrafi

Fetai: Ka mijëra incizime dhe mesazhe për vrasjen në Liqenin e Smillkovës

Prokurorja Speciale Fatime Fetai për 1TV tha se ka shumë incizime dhe mesazhe për rastin “Monstra”.

“Ka mijëra incizime, mesazhe, transkripta që do të dorëzohen si dëshmi. Mendoj se pjase më e madhe e atyre incizimeve nuk do të ndikojnë”, tha Fetai duke shtuar se ajo do t’i propozojë që të mos ketë dyshime se diçka po fshihet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo thotë se do të ketë kualifikim të përshtatshëm juridik për secilin person të përfshirë në këtë ngjarjet dhe se nuk bëhet fjalë për lëndë të thjeshtë.

Fetai ju bëri apel të gjithë atyre që duan të ndajnë informacione të mos luajnë me ndjenjat e familjes së viktimave, por të vinë në prokurori dhe në gjykatë./Telegrafi/

Exit mobile version