Prokurorja Speciale, Fatime Fetai, deklaroi se janë të kënaqur nga aktgjykimi për Tomisllav Llazarov dhe shtoi se PSP nuk do të dorëzojë ankesë.
Fetai theksoi se për këtë vepër dënimet janë prej gjashtë deri pesë vite burg. Ndërsa për Llazarovin kanë pranuar aktgjykimin, pasi siç tha, në kohë e ka pranuar fajin, njofton Telegrafi Maqedoni.
Gjykata Penale e Shkupit sot dënoi gjashtë muaj me kusht Llazarovin, i cili pranoi fajin për incidentet që ndodhën në Komunën Qendër.
Llazarovi para gazetarëve tha se nuk do të ankohet për këtë dënim dhe përsëriti edhe një herë se është penduar që ka kryer veprën./Telegrafi/