Prokurorët e PSP-së Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski mbeten të përfaqësojnë rastin “Monstra” derisa prokurori i shtetit Ljubomir Jovevski të vendosë për kërkesën e djeshme të dërguar nga shefja në dorëheqje e PSP-së, Katica Janeva.
Gjykatësi Ognen Stavrev, i cili është përgjegjës për rigjykimin të seancës së sotme për vrasjen e pesëfishtë, sqaroi se deri në marrjen e vendimit nga Joveski, prokurorë në këtë rast janë Bubevski dhe Fetai.
“Prokurorët që janë ulur para meje janë akoma prokurorë të rastit deri në vendimin e prokurorit të shtetit”, tha gjykatësi Stavrev.
Seanca për rastin “Monstra” sot është anuluar. Avokati Naser Raufi tha se arsyeja e anulimit është letra të cilën e ka dërguar dje Katica Janeva për transferimin e lëndëve nga PSP tek Porkuroria Publike./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=28&v=DP702B5SoRE