Një ditë pasi e morën nga Trepça Lavdim Balinë, nga e njëjta skuadër Trepça ’89 e ka marr edhe një tjetër lojtar. Fjala është për Shpëtim Fetahun. “Sot (e diel) kemi arritur marrëveshje me Shpëtim Fetahun. Ai të hënën do t’i bashkohet ekipit në stërvitje. Fetahu ka qenë ish futbollist i yni, ndërsa ne do të mundohemi t’i kthejmë edhe disa ish lojtarë tanë”, tha për Arenën drejtori sportiv i nënkampionit aktual të Kosovës, Veton Çitaku.
Balija e Fetahu janë dy përforcimet e para të Trepçës ’89, e cila nga ‘Adem Jashari’ po mundohet t’i nxjerr edhe Florent Sejdiun e Edmond Turkun. Pas përfundimit të sezonit vjeshtor, nga 89-shi janë larguar Kastriot Rexha, Shemsi Osmani, Shpëtim Babaj, Suad Saliagiq, Denis Krasniqi e Fetim Kasapi. /Arena/Telegrafi/