Ai është bartës i lojës së Lirisë derisa kontribuoi edhe me pesë gola.
‘Doni’ thotë për Gazetaolle.com se nuk është i kënaqur me rezultatet e ekipit të Lirisë në vjeshtë.
Ekipi bardhezi tuboi 21 pikë për t’u ‘stacionuar’ në vendin e nëntë.
“Nuk jam i kënaqur me rezultatet pasi që kemi humbur shumë pikë se vendas e që është dashur të jemi në vendin e dytë, nëse do t’i kishim fituar ato pikë”, ka thënë Liridon Fetahaj për ta komentuar tutje edhe lojën e tij. “Jam i kënaqur deri diku me lojën time. Kam mundur të bëj shumë më shumë se kaq. Do të punoj maksimalisht në fazën përgatitore për t’u shfaqur në mënyrë sa më të mirë për pjesën tjetër të kampionatit”, shtoi Fetahaj.
Atij i skadon kontrata më 3 janar të vitit që po vjen.
Shumë klube janë duke tentuar që ta ‘rrëmbejnë’. “Oferta kam nga katër skuadra në Kosovë, dy të Shqipërisë dhe një ofertë e kam nga Turqia. Emra nuk mund të përmend. Dua t’i falënderojë të gjitha klubet që më kanë bërë oferta dhe për shkak të privatësisë, nuk po i përmend emrat. Do të ulem do të bisedojë me Lirinë dhe do të vendos”, përfundoi Liridon Fetahaj.
Fetahaj i cili dallohet për teknikën e lartë dhe shpejtësinë, është 24-vjeçar derisa gjatë gjithë karrierës së tij, ka luajtur vetëm për Lirinë.