Telegrafi

Festonte me fishekzjarrë në kokë, për pak sa nuk mbeti pa flokë (Video)

Shakaja e tepruar shpesh sjell probleme, të lindura por edhe viktima, kështu ka ndodhur edhe me një të ri i cili po festonte me fishekzjarrë në kokë.

Norvegjezi Ole dukej i lumtur derisa festonte dhe po mbante në kokë fishekzjarrët, shkëndijat e të cilave i vunë flakën flokëve të tij, transmeton Telegrafi.

Por, për disa momente ai nuk e vëren një gjë të tillë derisa i nxehet koka, me ç’rast reagon shpejt duke e fikur zjarrin në kokë.

Për fat të mirë ky veprim i tij i pamatur nuk i shkaktoi edhe aq probleme, duke marrë parasysh faktin se ka mundur ta pësoj shumë më keq.

Ndërkaq, miku i Ole, Mats Tambini, ka pranuar se kjo nuk është hera e parë që ai luan me zjarr. /Telegrafi/