Site icon Telegrafi

Festonin ditëlindjen e fëmijëve në restorant, por filluan të rrahën keq nënat, baballarët dhe kamerierët (Foto/Video, +18)

Në restorantin e një “qendre argëtuese “Chuck E. Cheese në Florida që merret me organizimin e ahengjeve për ditëlindje, gjatë vikendit ka ndodhur një rrahje masive, në të cilën kanë marrë pjesë prindër, disa fëmijë dhe kamerierët.

Por këtë përleshje e ka filmuar dikush me telefon mobil, të cilën më pas e ka postuar në internet, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Video rrëqethëse: Shikoni se si shpirti i gruas së vdekur del nga trupi dhe ngritët në ajër (Foto/Video, +18)

Në “luftë” kanë dominuar nënat dhe baballarët, të cilët kanë shkëmbyer grushta dhe shqelma por nuk kanë munguar as kapja për flokë.

Në video mund të shihen se si gratë ia gërvishtin njëra-tjetrës fytyrën, derisa meshkujt shkëmbejnë grushta dhe tërheqin zvarrë njëri-tjetrin nëpër restorant.

Lexo po ashtu Momenti i shpëtimit të foshnjës së porsalindur që ishte braktisur nga e ëma në guaskën e tualetit (Foto/Video)

Sipas Daily Mail, shumica e fëmijëve që ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje kanë qenë të frikësuar tej mase, por nuk kanë munguar edhe disa prej tyre që i janë bashkuar rrahjes masive, duke u munduar të mbrojnë prindërit e tyre.

Por ngjarja u bë ende më e rëndë kur në luftë përfshin edhe kamerierët e restorantit. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Exit mobile version