Site icon Telegrafi

Feston Peja!

Pas nëntë viteve shqiponjat verdhë e zi kanë arritur ta kthejnë titullin në folenë e tyre. Në vitin 2004 Peja kishte fituar titullin e kampionit të Ligës Profesionale të Kosovës, por kjo ligë nuk është pranuar asnjëherë zyrtarisht nga Federata e Basketbollit të Kosovës.

 

Peja e mposhti Sigal Prishtinën në tri ndeshjet finale të play-offit me plot meritë pasi që ishin më të mirë se ta në çdo aspekt.

Mbrëmë palestra Karagaçi ka qenë e mbushur me numër rekord të tifozëve të Shqiponjave të cilët kishin përgatitur një koreografi të bukur dhe gjithashtu dhuruan një atmosferë impozante me brohoritjet e tyre gjatë tërë ndeshjes. 

Pas ndeshjes dhe ngritjes së trofeut në sallë, festa e tifozëve dhe lojtarëve ka vazhduar në rrugët e qytetit ku kanë qëndruar deri në orët e para të mëngjesit.

 

Nuk mbahet mend që ndonjëherë më parë rrugët e Pejës të jenë mbushur kaq shumë me tifozë, por si duket fitorja e kampionatit të Kosovës në basketboll i ka gëzuar tej mase pejanët. 

 

/Telegrafi/

Exit mobile version