Telegrafi

Feston ditëlindjen e 90-të duke bërë ngjitje në palestër (Video)

Në Floridë të Shteteve të Bashkuara, është filmuar një 90-vjeçar, teksa bënte ngjitje në strukturën metalike të palestrës.

Burri që atë ditë e kishte ditëlindjen, bën 24 ngjitje dhe më pas hidhet në dysheme duke buzëqeshur, transmeton Telegrafi.

Derisa i biri e përgëzon për aftësitë fizike, një tjetër pyet në sfond nëse vërtet i ka gjithë ato vite dhe ka këtë gjendje fizike.

“Babai im është i moshuar dhe ende mund të ngjitet si djalë i ri, megjithëse si fëmijë i ka pasur të dy bërrylat e thyer”, shkruan në përshkrimin e ngjarjes.

Videoja që mund ta shihni më poshtë, ka bërë xhiro në internet duke marrë pëlqime të shumta dhe komente inkurajuese për të moshuarin. /Telegrafi/