Artisti i mirënjohur i skenës shqiptare, Sabri Fejzullahu, feston ditën e sotme (e premte) ditëlindjen e 75-të.
Këngëtari, i cili shquhet për një sërë hitesh e karrierë të bujshme artistike, vazhdon akoma të jetë pranë fansave e publikut me projekte e koncerte.
Në ditën speciale, ai ka marrë urime e dedikime të shumta nga miqtë, familjarët e të afërmit.
Një urim special nuk mund të mungonte nga bashkëshortja e tij, Nera Fejzullahu, e cila qëndron gjithnjë krah krijuesit të hitit “Pranvera në Prishtinë”.
“Ti që je gjysma ime më e mirë. Ti që mu gjende pranë në ditët më të vështira të jetës time. Ti që kurrë nuk më the ‘e ke gabim”, nis postimi i Nerës për Fejzullahun.
“Ti që pa ty nuk do të kishte vlerë qenia ime. Gëzuar ditëlindjen zemra ime. Faleminderit që ekziston”, përfundon ajo.
Çifti duhet treguar se kanë bashkë dy fëmijë: Ermalin dhe Bulzën, derisa artisti ka edhe dy të tjerë nga martesa e tij e mëparshme. /Telegrafi/