Telegrafi

Feston ditëlindjen e 33-të, DJ Geek me dedikim emocional për Dafinën: Jam shumë me fat që të kam në jetën time

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ditën e sotme (e enjte) feston ditëlindjen.

E lindur në Varberg të Suedisë më 14 prill të vitit 1989, ajo ka mbushur plot 33 vite jetë.

Në këtë ditë të shumta kanë qenë urimet që ka marrë nga miqtë, ndjekësit e familjarët.

DJ Geek (Foto: Instagram)

Një të tillë të veçantë e ka pranuar edhe nga partneri i saj, DJ i njohur shqiptar, Geek.

Lexo po ashtu Dafina Zeqiri me dedikim dashurie ndaj DJ Geekut: Bashkëshorti im i ardhshëm, je më i miri

Ky i fundit ka përzgjedhur dy fotografi me partneren, për të cilën po ashtu zgjodhi fjalët më të bukura.

“I uroj vajzës më të mirë në botë ditëlindje më të lumtur sot! Ti je me të vërtetë e mahnitshme, më mbështetëse dhe më e kujdesshme që dikush mund të kërkojë ndonjëherë, dhe unë jam shumë me fat që të kam në jetën time”, u shpreh DJ Geek.

“Të dua shumë. Dukesh më e re se kurrë!”, ka thënë më tej ai.

Dafina dhe DJ Geek po shijojnë një romancë dashurie prej shumë vitesh. /Telegrafi/