Modelja shqiptare dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Beniada Nishani, feston sot (e premte) ditëlindjen.
E lindur më 3 qershor të vitit 1991, ajo ditën e sotme ka mbushur plot 31 vite jetë.
Në një postim të shpërndarë në Instagram, thotë se është krenare për këto vite dhe se ka qenë një vit i mrekullueshëm.
“Urimet më të mira për jetën, për gjërat e thjeshta dhe të pastra, urimet më të mira për ata që zgjohen me një buzëqeshje çdo ditë”, tha Beni.
“Krenar për 31 vitet e mia, ky vit ka qenë një vit i mrekullueshëm falë dhe të gjithë juve. Ju dua shumë Beniada”, ka thënë Nishani.
Ajo për publikun shqiptar u bë më e njohur falë paraqitjes në Big Brother VIP, ku ishte në mesin e katër finalistëve.
Beniada përndryshe një pjesë të madhe të jetës e ka kaluar në Itali, gjersa ka ushtruar profesionin e modelizmit dhe aktrimit. /Telegrafi/