Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, feston ditën e sotme (e diel) ditëlindjen.
E lindur më 9 prill të vitit 1993, artistja e një sërë hiteve ka mbushur plot 30 vite jetë.
Me këtë rast mes shumë urimeve një dedikim nuk mungoi as nga bashkëshorti i saj, aktori e këngëtari, Bes Kallaku.
Në një foto me të dhe me të bijën, ai shkroi: “Urime ditëlindjen, e mira, e bukura, e ëmbla, mami më e mira në botë”.
“Gjysma ime më e mirë. Të dua, të duam”, shtoi mes tjerash Kallaku.
Çifti janë së bashku që shumë vite, ndërkohë që u martuan më 2 shtator të vitit 2017.
Të njëjtit janë prindër të një vajze të quajtur, Ajka. /Telegrafi/