Site icon Telegrafi

Feston ditëlindjen e 28-të, Albërie Hadërgjonaj me urim të veçantë për Anxhelinën: Faleminderit që je vajza më e mirë që mund të kërkoja ndonjëherë

Foto: Instagram

Artistja shqiptare, e cila ka nisur një jetë të re prej vitesh në Amerikë, Anxhelina Hadërgjonaj, feston ditën e sotme (e enjte) ditëlindjen.

Këngëtarja, që prej vitesh është pjesë e estradës shqiptare, mbush plot 28 vite jetë.

Ndonëse ka marrë urime e dedikime të shumta, një special nuk mungoi nga e ëma e saj, artistja e mirënjohur, Albërie Hadërgjonaj.

Ajo ka bërë një koleksion fotografish të të bijës duke thënë se është e bekuar që ka një vajzë të tillë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Anxhelina Hadërgjonaj

“Urime ditëlindjen e vogla ime. Të dëshiroj një jetë të lumtur e të gjatë të mbushur me shëndet dhe mbarësi. Zoti të bekoftë çdo sekondë të jetës tuaj! Faleminderit Zot që më bekove me një vajzë të bukur”.

“Faleminderit që je vajza më e mirë që mund të kërkoja ndonjëherë Anxhelina. Të do shumë mami”, kanë qenë fjalët e Hadërgjonajt.

Albëria përndryshe përveç Anxhelinës, ka edhe një vajzë tjetër nga martesa e mëparshme. /Telegrafi/

Albërie Hadërgjonaj (Foto: Instagram)
Exit mobile version