Sot (e enjte) feston ditëlindjen njëra prej modeleve shqiptare më të pëlqyera.
Bëhet fjalë për Oriola Marashin, e cila u lind më 18 mars të vitit 1996 dhe ka mbushur plot 25 vite.
Me këtë rast, urimet dhe dedikimet nuk munguan nga miqtë e të afërmit e po ashtu një special edhe nga i dashuri i saj, Eros Grezda.
Futbollisti i njohur ka publikuar një kolazh fotografish të përbashkëta, ku përfshihen disa nga momentet më të mira të tyre.
“Urime ditëlindjen Oriola Marashi. Të dua”, ka shkruar ai.
Të njëjtit po vazhdojnë të shijojnë lidhjen prej shumë vitesh dhe kanë qenë mjaft aktiv me postime në rrjete sociale.
Madje thuhej se Oriola pjesën më të madhe të karantinës e ka kaluar në Kroaci, pranë Grezdës. /Telegrafi/