Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati, feston sot (e diel) ditëlindjen e 23-të.
Me këtë rast ka pranuar urime të shumta nga miqtë, kolegët e po ashtu edhe nga ndjekësit.
Një të tillë e më special e mori edhe nga e dashura e tij, modelja dhe blogerja kroate, Angela Simac.
Kjo e fundit ka bërë një kolazh fotografish me futbollistin nga Kamenica, të cilit gjithashtu i bëri edhe një dedikim romantik.
“Urime ditëlindjen gjithçka e imja. Faleminderit që më ke bërë femrën më të lumtur në botë”.
“Këtë vit jeta jote do të ndryshojë, duhet të jesh më shumë se gati. Të dua”, ka thënë më tej ajo.
Me paragrafin e fundit modelja ka lënë të nënkuptohet se çifti kanë plane për vitin 2022.
Sido që të jetë, dyshja po shijojnë një lidhje dashurie prej disa vitesh. /Telegrafi/