Muaji maj ka rezultuar i artë për Anzhin e Bernard Berishës.
Pasi e mbylli kampionatin me 7 pikë në tre ndeshjet e fundit, duke evituar rënien direkte, klubi nga Dagestani ka festuar sot mbijetesën.
Pas fitores 1-0 në Astrahan ndaj Volgarit, edhe sot Anzhi ka triumfuar 2-0 në shtëpi.
Gjithçka e lehtë për Anzhin, që shënoi dy herë që në pjesën e parë. Berisha luajti 23 minutat e fundit, duke e nisur nga stoli, si shpesh kohët e fundit, por pak rëndësi ka.
Mesfushori do të ketë kohë të përgatitet i qetë për sezonin e ardhshëm, serish në Premier Ligën ruse.
Berisha është produkt i Besës së Pejës, ndërsa në Shqipëria ka luajtur për Besën e Kavajës dhe Skënderbeun. /Telegrafi/