Chelsea është shpallur për herë të gjashtë kampion i Ligës Premier.
Londinezët mposhtën West Bromvich Albionin në udhëtim me rezultat 1:0, me golin e shënuar nga Batushuayi.
Antonio Conte dhe lojtarët shpërthyen në festë duke u dëfryer në fushë edhe me tifozët e ekipit, transmeton Telegrafi.
Por, edhe në Kosovë kanë festuar fansat e skuadrës londinezëve, të cilët janë një numër të madh.
Theksojmë se ky ishte titulli i gjashtë i Chelseat në ligën elitare angleze. /Telegrafi/