Telegrafi

Festoi si ‘fotograf i improvizuar’ golin ndaj Juventusit, Koulibaly zbulon arsyen

Kalidou Koulibaly ka shpjeguar festimin e tij si një kameraman apo fotograf i improvizuar pasi shënoi golin e fitores së Napolit kundër Juventusit.

Mbrojtësi ishte në vendin e duhur në kohën e duhur për të shënuar golin e fitores 2-1 të Napolit ndaj Juventusit në Serie A.

Koulibaly ‘huazoi’ një aparat fotografik nga një fotograf i fushës dhe e ktheu atë drejt tifozëve në tribuna gjatë festimeve të tij.

Lexo po ashtu Napoli fiton me përmbysje ndaj Juventusit, start i tmerrshëm i “Zonjës së Vjetër”

Megjithatë, lideri i Napolit ka zbuluar se e gjithë festa kishte të bënte me tifozët e ekipit të tij.

“Unë pashë tifozët atje dhe doja ta mbaja momentin në një fotografi, ishte shumë e bukur!”, ka thënë fillimisht Koulibaly ai për DAZN.

“Kjo fitore është për ta, sepse na munguan për më shumë se një vit dhe t’i shohim përsëri në tribuna na bën aq të lumtur”, përfundoi mbrojtësi.

Ky rezultat do të thotë që Napoli ka pasur një fillim të përkryer të sezonit në Serie A dhe tashmë është tetë pikë larg Juves. /Telegrafi/