Real Madridi pësoi një humbje 2-1 ndaj Real Betisit në një ndeshje dramatike në La Liga, ku protagonist kryesor ishte ish-lojtari i “Los Blancos”, Isco.
Mesfushori spanjoll shënoi një gol nga penalltia dhe festoi atë, pavarësisht së kaluarës së tij me madrilenët.
Pas ndeshjes, Isco u shpreh i penduar për festimin dhe kërkoi falje për veprimin e tij ndaj tifozëve të Real Madridit.
“U kërkova falje të gjithë tifozëve të Real Madridit për festimin tim pas golit. Doja të isha i qartë dhe të kërkoja sërish falje”, deklaroi spanjolli.
Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij për klubin ku kaloi vite të suksesshme: “Jam shumë mirënjohës ndaj Real Madridit, ata gjithmonë do të jenë në zemrën time si klub dhe si tifozëri”.
Me këtë fitore, Real Betisi mori tri pikë të rëndësishme, ndërsa Real Madridi humbi terren në garën për titull. /Telegrafi/