Site icon Telegrafi

Festoi golin joekzistent për 20 sekonda, tashmë të gjithë po qeshin me futbollistin turk! (Video)

Kerem Bulut, futbollisti i cili luan në ligën australiane, ka festuar pa masë në golin e anuluar kundër Melbourne Cityt.

Sulmuesi turk mendoi se ka shënuar gol të rregullt për Sydney Wanderers West, por ishte në pozitë jashtë loje. Të paktën kështu mendoni ndihmësi i gjyqtarit kryesor, transmeton Telegrafi .

Megjithatë, sulmuesi 24-vjeçar nuk e shikoj anësorin, por anashkaloi reklamat dhe festoi rreth 20 sekonda si i ‘çmendur’ me tifozët.

Vlen të theksohet se ndeshja përfundoi në një barazim 1: 1. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=NEYZSAw9h6w

Exit mobile version