Joan Phillips nga Milton Keynes i Anglisë, e ka përmbushur ëndrrën që të kahershme, që të lëshohet në kabinën me ajër. Pikërisht në ditëlindjen e 99-të.
Me këtë rast, ajo tregoi se mosha nuk është barrierë për kënaqësi, ndërsa bashkë me instruktorin, përjetoi qëndrimin pezull mbi trapezin kur frynte erë e fortë, transmeton Telegrafi.
“Më dukej se isha në qiellin e nëntë. Ishte e mahnitshme dhe ndjeja se doja të shkoja sa më lartë”, ka thënë e lumtur Phillips.
E rrethuar nga familjarët dhe mirëmbajtësit e qendrës për të moshuar, ajo tha se për 100 vjetor, planifikon një festim edhe më ekstrem, siç është qëndrimi sipër një aeroplani të lehtë. /Telegrafi/
https://youtu.be/ucB8mKwB4l4