Khloe Kardashian i quajti të 30-at e saj si “dekada më e keqe ndonjëherë” pasi festoi ditëlindjen e saj të 39-të javën e kaluar.
“Unë e urrej të jem në të 30-at e mia, mendoj se është dekada më e keqe ndonjëherë”, shkroi themeluesja “Good American” përmes InstaStory, ndërsa tregoi një dhuratë “qesharake” që mori për këtë rast.
Ylli i “Kardashians” zbuloi kartën nga shoqja Alexa Brenman, e cila shfaqte numrin 39 në pjesën e përparme me shkronja të zeza mbi një shenjë plus dhe një gisht të mesit.
“Mezi pres të jem në të 40-at. Pra, kjo kartë, Alexa nuk e di ku e gjete këtë… por është gjeniale”, shkroi Khloe.
Kardashian ndau edhe dhuratat e tjera të saj për ditëlindje, duke përfshirë një mbajtëse pasaporte të zbukuruar dhe disa kapëse flokësh me fjalët “Bunny” që përkthehet lepurushe, “1984” dhe “365 ditë” të shkruara me gurë të çmuar rozë.
Ajo zbuloi se nëna e saj, Kris Jenner, i referohet me dashuri si “lepurushe”. Ndërkohë, “365 ditë” nënkupton kohën e mbetur deri sa ajo të mbushë 40 vjeç, shkruan PageSix.
Në një postim tjetër, nëna e dy fëmijëve tregoi një dhuratë nga asistentja Terrell Watson, e cila përfshinte një bluzë me fotografinë e saj të vitit 2007 dhe një etiketë këshilluese prindërore.
Familja e ish-yllit të “Keeping Up with the Kardashian” ndan mesazhe plot dashuri për të uruar në ditën e saj të veçantë.
Rob Kardashian gjithashtu është kthyer në rrjetet sociale për të uruar motrën e tij për ditëlindjen e 39-të. /Telegrafi/