Telegrafi

Festoi ditëlindjen duke ngrënë ananasin, që e kishte rritur për 20 vjet (Foto)

Nicholas Gough nga Britania e Madhe, e ka festuar ditëlindjen duke ngrënë ananasin që e kishte rritur vet për 20 vjet.

Pasi e kishte ngrënë pemën, pjesën e sipërme e kishte mbjellë në vazo dhe e kishte lënë afër dritares, transmeton Telegrafi.

Për dy dekada ai e kishte ujitur bimën që kishte gjethe, ndërsa më pas ka nxjerrë edhe një fryt të vogël.

Në mënyrë që të rritet si duhet, ai i ka hedhur pleh që ndihmon në rritjen e domateve, derisa shtatë muaj më pas është bërë gati për tu ngrënë, megjithëse peshon vetëm 200 gram.

“E mbolla vetëm që të kem gjelbërim te dritarja, por kurrë nuk prita që të kem fryt. Sidoqoftë, më gëzoi shumë kur nga angazhimi që bëra, më erdhi dhurata e veçantë”, ka thënë Gough. /Telegrafi/