Site icon Telegrafi

Festohet 7 marsi, Dita e Mësuesit

Kryeministri Berisha do t’i urojë mësuesit nga Korça ku do të vizitojë shkollën e mesme “Isuf Gjata" si dhe do të marrë pjesë në konferencën jubilare në Universitetin "Fan Noli". Gjithashtu do të jetë i pranishëm në një koncert festiv në teatrin "Andon Zako Çajupi" si dhe do të vizitojë muzeun e shkollës "Mësonjëtorja e parë shqipe".

Përvjetori i Mësonjëtores së Parë shqipe është një nga ditët më të rëndësishme për gjuhën dhe arsimin e vendit.

Përpjekjet e përbashkëta nga atdhetarët shqiptarë të Korçës, Bukureshtit e Stambollit për hapjen e një shkolle të rregullt shqipe u intensifikuan në vitet e fundit të shekullit të XIX-të. /Telegrafi/
 

Exit mobile version