Me sa duket, kjo është kthyer në një javë të jubileve. Javën e kaluar Apple ka festuar me konsumatorët e saj katër vjetorin e iPhone.
Ndërsa, sot është ditëlindja e 20-të e thirrjes së parë telefonike GSM, e cila në shumë mënyra ishte fillimi i një epoke të re në industrinë e telekomunikacionit dhe fillimin e revolucionit global të teknologjisë pa tela.
Në vitin 1987, GSM u miratua si standard evropian për teknologji të brezit të dytë të telefonisë mobile.
Sot, më shumë se 4.4 miliardë njerëz përdorin telefonat mobil të bazuar në standardin GSM. / Telegrafi /