Site icon Telegrafi

“Festivali ‘Zurich Shqip Up Comedy’: Med Sadrija premton të qeshura dhe argëtim

Aktori i njohur, Med Sadrija, do të jetë një nga aktorët pjesëmarrës në edicionin e sivjetmë të festivalit “Zurich Shqip Up Comedy”, i cili do të mbahet në Zvicër më 18 dhe 19 tetor 2024.

Sadrija, i njohur për talentin e tij në komedinë stand-up, do të ngjitet në skenë në natën e parë të festivalit më 18 tetor.

Në një mesazh të ngrohtë dhe humoristik për fansat e tij, Med shprehet: “Përshëndetje zonja dhe zotërinj, unë jam Med Sadria. Unë jam një stand-up komedian. nga Austria dhe Zvicra. U nominova për çmimin zviceran të komedisë si artisti më i mirë. Këtë vit jam në Festivalin Shqip Up Comedy dhe jam tepër i lumtur. Aty ka artistë të mëdhenj e me një program vërtet i mrekullueshëm. Gjithashtu, gjëja më e mirë është se ka për të gjithë nga pak, për të moshuarit dhe të rinjtë si dhe gjermanisht dhe shqip. Unë jam me origjinë nga Prishtina, që do të thotë se mund ta kisha bërë në të vërtetë në anglisht. Muzikë klasike, ju e dini. Por kështu qoftë. Jam jashtëzakonisht i lumtur që jam pjesë e Festivalit, është një mundësi e shumë e madhe. Merrni biletat e fundit që janë në dispozicion. Do të jetë një mbrëmje e pabesueshme dhe shpresoj t’ju shoh atje”.

Festivali “Zurich Shqip Up Comedy” këtë vit do të zhvillohet për herë të parë në dy netë në sallën e njohur “Stadthalle Dietikon” në Cyrih. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shijojnë humorin e aktorëve të njohur shqiptarë që do të sjellin në skenë batuta dhe komedi të freskët. Përveç Med Sadrijës, festivali do të mirëpresë edhe shumë artistë të tjerë të humorit shqiptar.

Biletat për festivalin janë tashmë në shitje, dhe ju mund t’i siguroni ato duke klikuar këtu, ose mund të bëheni pjesë e lojës shpërblyese të Telegrafit për të fituar dy bileta falas dhe të ndiqni festivalin nga afër.

Një event që premton shumë të qeshura dhe argëtim, mos e humbisni mundësinë për të qenë pjesë e këtij festivali të veçantë! /Telegrafi/

Exit mobile version