Telegrafi

Festivali i Zjarrit në Ishujt Shetland, vikingët kthehen çdo vit për të ndezur zjarret në festën e tyre

Një herë në vit, një festë mistike mbahet në ishujt Shetland të Skocisë, i quajtur “Up Helly Aa”, e njohur si Festivali i Zjarrit.

Organizatori i Viking “Up Helly Aa”, Liam Summers tha se kjo është festa më e rëndësishme e tyre, sepse festojnë prejardhjen e tyre.

“Është shumë e rëndësishme, dita më e rëndësishme e vitit. Festojmë prejardhjen tonë, atë që na bën të veçantë dhe aftësitë tona për tu argëtuar dhe kaluar kohë”, thotë Liam Summers.

Të veshur me veshjen e vikingëve, ata festojnë këtë festë që thuhet se ka nisur në shekullin 19-të, duke rrotulluar rrotat e ndezura nëpër rrugë.

Për shkak të sigurisë, kjo festë organizohet natën, ku paradës së vikingëve u prijnë pishtarët, që hapin rrugë për ndezjen e anijes. /DW/