Në Galicia të Spanjës është zhvilluar edhe këtë vit, festivali tradicional që është i lashtë më se 400 vjet, ku pjesëmarrësit ndeshen me kuaj të egër.
Këto kafshë që merren nga mali, detyrohet të përleshen mes vete, ndërsa më pas behën pjesë e aktiviteteve të ndryshme që janë shumë të dhunshme.
Dita e fundit të organizimit, është e paraparë që kuajve t’ju shkulen jelat dhe bishtat, pa përdorur ndonjë mjet të mprehtë.
Imazhet e postuara më poshtë, shfaqin vetëm disa nga momentet e festivalit, pasi pjesët tjera kanë pamje shumë të rënda.
Mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, kanë kërkuar të ndalohet ky organizim, por asgjë nuk është bërë në këtë drejtim. /Telegrafi/