Komisioni në përbërje të: Mumin Jashari (kameraman) Jeton Xhemaili (producent) nga Struga, si dhe Skerdi Mahmutaj (regjisor e profesor në Akademinë e Arteve, Tiranë) ndanë këto çmime:
Vendi i parë, plus 1.100 euro i takuan filmit “Kthimi në Kosovë” me autor Milaim Zeka
Vendi i dytë, plus 550 euro i takuan filmit “Fatmire” nën regjinë e Fulvia Alberti nga Franca.
Vendi i tretë, plus 300 euro i takuan filmit “Takimi i yjeve” nën regjinë e Harezë Basha.
Si dhe çmimi i publikut iu nda filmit “Kosova, viti zero” nën regjinë e Niccolo Patriarca nga Italia.
E veçanta e kësaj mbrëmje qe edhe ndarja e mirënjohjes nga Asocacioni”7arte” për familjen Qena për kontributin e dhënë në kulturë, të cilën e pranoi regjisorja Melihate Qena.