Edicioni i tretë i festivalit ndërkombëtar të poezisë “Shkëndijat letrare” do të mbahet sot dhe nesër në Gostivar, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në festivalin, që do të hapet sonte në orën 19, do të prezantohen poetët finalistë të zgjedhur në konkurrencën e 125 poetëve nga vendi dhe nga disa vende të Ballkanit. Përzgjedhjen e bën juria, kryetar i të cilës është poeti i shquar maqedonas, eseisti dhe kritiku Branko Cvetkovski.
Poetët janë: Istok Ulçar, Natasha Vasilevska Trajçevska, Mitre Mangoski Rodozhdanski, Nevrij Ademi, Nadica Trenpeva, Sllagjana Stavreva, Kostadin Karev, Ivana Kitanoska, Valentina Trajkovska, Marijana Davitkova, Mitko Gogov të gjithë nga Maqedonia dhe Vanja Savova, Katja Vangelova dhe Plamen Dimitrov Parnarev nga Bullgaria.
Një pjesë nga poetët të cilët morën pjesë në konkursin sipas përzgjedhjes së jurisë do të prezantohen me almanakun e përbashkët, që do të promovohet në manifestim.
Çmimet e festivalit – Grand pri, çmimi i parë, i dytë dhe i tretë si dhe çmimi për autor më të njohur të huaj dhe shkëndija më e suksesshme e re do të ndahen nesër në mesditë në një manifestim solemn.
Festivali poetik “Shkëndijat letrare” e organizon Qendra për kulturë KAÇKM nga Gostivari për nder të 24 Majit Ditës së iluministëve Shën Kirili dhe Metodij. Manifestimi mbështetet nga Ministria e Kulturës. /Telegrafi/