Telegrafi

Festivali ndërkombëtar i poezisë “Ditët e Naimit”

Në këtë festival tashmë tradicional do të marrin pjesë poetë të njohur nga 34 shtete të botës, ndërsa fitues i çmimit "Naim Frashëri" i festivalit të sivjetmë veçmë është caktuar paraprakisht poeti maroken Abdellatif Laabi. Në këtë festival do të ndahen edhe tre çmime të tjera.

Siç bëjnë të ditur organizatorë e festivalit, gjatë ditëve në vijim është paraparë organizimi i takimeve të ndryshme, orëve poetike e letrare, promovim i librave të autorëve shqiptarë dhe të huaj, takime me studentët e Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Universitetit të Evropës Juglindore si dhe vizita në objektet kulturore dhe historike të Tetovës. /ina/telegrafi/