Site icon Telegrafi

Festivali Ndërkombëtar i Dokeve të Lashta në Gjenevë

I organizuar nga Shoqata e Shkëmbimeve Socio-Kulturore, për këtë vit festivali mbajti titullin “Për nder të Kosovës, homazh të parëve tanë”, ku për tre ditë me radhë synoi të reflektojë një mendim të frytshëm mbi tradita të ndryshme qofshin ato në nivele ekonomike, sociale dhe kulturore.

Shqipëria, nën kujdesin e misionit pranë OKB-së, në këtë festival u paraqit me një ekspozitë të fotografit dhe kameramanit shqiptar, Klevi Terpini, si dhe objekte e kostume nga tradita kombëtare, i cili krahas të tjerave ofroi edhe një mozaik të pasur të fotografive me tematikë nga natyra shqiptare, vendet historike dhe veshje tradicionale.

Kosova ishte e pranishme në festival, për dy ditë rresht duke u përfaqësuar nga grupi kulturor “Gëzuar”, të cilët performuan vallet e Karadakut të Tropojës, të Drenicës etj., ndërsa emocionuan edhe në këngët tradicionale.

Festivali u moderua nga gazetari zviceran njëherësh edhe organizator, Raymond Zoller, ndërsa në të përshëndetën ambasadori i Kosovës në Zvicër, Naim Malaj, Filloreta Kodra – ambasadore e Shqipërisë në misionin e përhershëm pranë OKB-së, si dhe Mehmet Elezi – ambasador i Shqipërisë në Zvicër. /bw/

Exit mobile version