Telegrafi

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar Anibar 2024, shpalos programet speciale të filmave

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar Anibar ka kënaqësinë të njoftojë fillimin e edicionit të tij të 15-të.

Këtë vit, Anibar sjell një përvojë unike artistike me tri programe speciale: “What Are Men?”, “On Second Thought” dhe “Monstruosas”.

Secili prej këtyre programeve ofron një diversitet kohëzgjatjesh dhe temash, duke u siguruar audiencës një eksperiencë të pasur dhe të shumëllojshme.

WHAT ARE MEN?
Programi special “What Are Men?”, kuruar nga Luce Grosjean, përpiqet të kuptojë këtë specie të çuditshme përmes artit të animacionit. Luce Grosjean, themeluese e Sève Films dhe bashkëthemeluese e Miyu Distribution, do të mbajë një ligjëratë inspiruese. Programi përfshin filmat e mëposhtëm:

1. Beautiful Men – Regjisor: Nicolas Keppens
2. Betty – Regjisor: Will Anderson
3. Drijf – Regjisor: Levi Stoops
4. Shudō – Regjisorë: To-Anh Bach, Charles Badiller, Hugo Weiss
5. Yuck! – Regjisor: Loïc Espuche

ON SECOND THOUGHT
Kuruar nga ’24 Memes Per Second’, ky program eksploron tema si kultet, mitologjia, udhëtimi
dhe dashuria e pakufishme. Filmave të përfshirë janë:
1. Overlapping Universe – Regjisor: Seyoung Ok
2. Dear me – Regjisor: Suchana
3. Riddle or: A Child’s Bestiary of Mountains and Seas – Regjisor: Runfeng Qiu
4. This train is invisible until it crashes – Regjisor: Oona Taper
5. The Cabinet – Regjisor: Silvia Sardellaro
6. Sacrificial Rabbit – Regjisor: Qian Chen
7. Misplaced Analogy – Regjisor: Kasra Yazdani
8. The Golden Age – Regjisor: Hannah Hamalian
9. Slower Animals – Regjisor: John Christopher Kelley
10. Hey Little One – Regjisor: Sarah L’Hérault

MONSTRUOSAS
Programi “Monstruosas” prezantuar nga Miyu Distribution, tregon fuqinë dhe kompleksitetin e grave përmes animacionit. Filmat pjesë e këtij programi janë:
1. Seniors 3000 – Regjisor: Julien David
2. Anxious Body – Regjisor: Yoriko Mizushiri
3. Écorchée ❊ Skinned – Regjisor: Joachim Hérissé
4. Steakhouse – Regjisor: Spela Cadez
5. La Fée des Roberts ❊ The Boob Fairy – Regjisor: Léahn Vivier-Chapas
6. Godzalina – Regjisor: Lucile Paras
7. Bestia – Regjisor: Hugo Covarrubias

Kategoritë jashtë garës: FILMAT E VR dhe FILMAT E METRAZHIT TË GJATË
Në kategorinë e Filmave VR janë përfshirë:
1. Her Name Was Gisberta – Regjisor: Sérgio Galvão Roxo
2. Affiorare – Regjisor: Rossella Schillaci
3. Missing 10 Hours – Regjisor: Fanni Fazakas

Në kategorinë e Filmave të Metrazhit të Gjatë janë përfshirë:

1. Pelican Blue – Regjisor: László Csáki
2. Sultana’s Dream – Regjisor: Isabel Herguera

Festivali Anibar 2024 do të mbahet nga data 15 korrik deri më 21 korrik në qytetin e Pejës.

Ju mirëpresim për të përjetuar magjinë e animacionit dhe për të festuar bashkërisht artin dhe
kreativitetin.

Për më shumë informacion, vizitoni faqen e internetit ose kontaktoni:
Email: media@anibar.com
Telefon: +383 44 131 516