Sot në Beograd do të hapet festivali “Mirëdita, Dobar dan!”, ngjarje kjo unike që ka prezantuar skenën kulturore dhe shoqërore të Kosovës në Beograd që nga viti 2014.
E gazetarët dhe artistët kosovarë që do të marrin pjesë në këtë festival, janë ndaluar nga policia serbe në kufi, ku i janë nënshtruar një kontrolli të detajuar.
Policia kufitare e Serbisë, u ka bërë kontroll të detajuar për të parë nëse ka simbole të shtetit të Kosovës.
Fesitvali “Mirëdita, Dobar dan!” organizohet nga Integra (Kosovë), Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (Serbi), dhe Iniciativa Qytetare (Serbi), me mbështetjen e Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Serbi, Rockefeller Brothers Fund (RBF), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/