Telegrafi

Festivali “Kah Drita”, një aventurë e re për eksplorimin e bukurive të bjeshkëve të Junikut

Komuna e Junikut më datë 21 dhe 22 shtator, do të jetë nikoqire e festivalit “Kah Drita”.

Me një program që nis më 21 shtator, festivali “Kah Drita” cilësohet si aventurë e re, e cila ka për qëllim eksplorimin e bukurive të bjeshkëve të Junikut, që njëkohësisht bashkon muzikën, artin, midis natyrës dhe kulturës autentike të Junikut.

Në videon promovuese të Festivalit, bëhet e ditur se ky festival është i hapur për të gjithë ata që janë të interesuar për të qenë pjesë e eksplorimit të një peizazhi, si dhe veçantive që e karakterizojnë Komunën e Junikut, në aspektin kulturor dhe artistik.

Festivali “KAH DRITA” mbështetet nga Bashkimi Evropian në kuadër të projektit “Mirdita Junik”-Programi për bashkëpunim ndërkufitar Shqipëri-Kosovë./Telegrafi/