Site icon Telegrafi

Festivali i zjarrit atraksion gjithnjë e më i madh në Kiev

Festivali i parë i zjarrit është organizuar më 2007 në qendër të Kievit ku morën pjesë rreth 200 veta.

Ndërkohë teknikat e përdorura gjatë këtij festivali u bënë më të komplikuara dhe më të popullarizuara e që nuk është për tu habitur kur bëhet fjalë për Kievin, pasi ky qytet ka një histori të gjatë të teatrit të rrugës, i cili për shumë ukrainas është formë e preferuar argëtimi.

Festivali për një kohë shumë të shkurtë u bë i popullarizuar dhe tërhoqi numër të madh të publikut.

Ngjarja kryesore është parada spektakulare për të cilën organizatorët shpresojnë se do ta klasifikojnë si zhanër të ri të artit të rrugës, shkruan Daily Mail. /Telegrafi/
 

Exit mobile version