Telegrafi

Festivali i “vudusë”, ku shqyhen dhe theren dhitë

Pjesëmarrësit i shqyejnë dhitë dhe i therin, e më pas gjakun e tyre e vënë në enë, për nderë të shpirtrave.

Pasi të kenë kryer ceremoninë “vodo”, që nënkupton sakrificën për të hequr çdo magji të zezë, ata vazhdojnë me argëtim.

Të veshur me rrobe tradicionale, kryesisht të bardha, si dhe kapela shumëngjyrëshe, ata vazhdojnë të kërcejnë, teksa pinë shumë xhin.

Këtë vit, pjesëmarrësit janë lutur për më shumë paqe dhe begati, derisa kanë kërkuar qetësi në kohën e zgjedhjeve elektorale.

Megjithëse ky shtet prej nëntë milion banorësh, nuk ka histori të dhunës në kohë zgjedhjesh, ky vit është pak më ndryshe.

Një orakull ka thënë se pas zgjedhjeve, do të ketë shumë trazira, sepse humbësi nuk do ta pranoi disfatën. /Telegrafi/